Kurti në Banjskë: Nëse nuk do të ishte Njësia Speciale, këtu do të niste lufta

24 shtator 2024 | 14:38

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga fshati i Banjskës ka deklaruar se po të mos ishte Njësia Speciale në veri, do të fillonte lufta.

Sipas “Kossev”, Kurti ka thënë se pjesëtarët e grupit terrorist nuk ishin “patriotë të askujt, por mercenarë lufte”.

“Ishin milionerë që sollën armë në Kosovë përgjatë vitit të kaluar, në mënyrë që të provokonin një luftë në Kosovë që do të zgjaste më shumë dhe do të përhapej nga Banjska. Fakti që ata kanë dështuar, nuk është vetëm për të mirën e Kosovës. Kjo është për të mirën e serbëve dhe shqiptarëve, gjithë qytetarëve. Është mirë për gjithë rajonin tonë…”, ka thënë ai.

Kurti tutje raportohet se është pyetur për Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës në veri, ku ka thënë: “Rasti i Banjskës tregon se duhej të kishte njësi speciale. Imagjinojeni se çka do të ndodhte këtu nëse nuk do të ishin njësia special. Nëse nuk do të kishte njësi special, do të kishte luftë. Nuk ka luftë në veri të Kosovës pasi para një viti njësia speciale këtu fitoi kundër grupit terrorist të Milan Radojiçiq”.

Ai ka thënë se “nuk kënaqet” kur sheh njësi speciale nëpër rrugë, por sipas tij, ata do të jenë aty derisa në veri të vendoset “siguria e plotë”.

Ndryshe, rreshteri Afrim Bunjaku është vrarë në orët e para të datës 24 shtator të vitit të kaluar nga grupi terrorist i kriminelit serb, Milan Radoiçiq.

Derisa patrullonte fshatin Banjskë të Zveçanit, Afrim Bunjaku kishte hasur në një barrikadë, ku në urën e fshatit ishin vendosur dy kamionë.

Afrim Bunjaku së bashku me disa kolegë të tij derisa ishin ofruar të kamionët kishte ndodhur një shpërthim dhe ishin dëgjuar të shtëna në drejtim të tyre. I vrarë kishte mbetur Afrim Bunjkau, ndërsa dy policë tjerë kishin mbetur të plagosur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Toni Kroos ndihet akoma i zemëruar me vendimin e…