Kurti në Bratisllavë, takon Borrellin dhe Lajçakun

31 maj 2023 | 11:36

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të takohet me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell dhe të dërguarin e BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës së tij të sotme në Bratisllavë të Sllovakisë.

Lajmi është konfirmuar për “Radion Evropa e Lirë” nga zyra e kryeministrit.

“Po, kryeministri Kurti po merr sot pjesë në ditën e fundit të Konferencës për Siguri Globale në Bratislavë. Ndër të tjerash, atje do të takojë përfaqësuesin e lartë të BE-së, Borrell dhe emisarin e BE-së, Lajçak si dhe do të jetë pjesë e disa paneleve të diskutimit. Qëndrimi i tij do të jetë njëditor. Brenda ditës do të jetë në Kosovë”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori amerikan, Alon Ben-Meir, ka folur për zhvillimet e fundit…