![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/04/kurti-1.png)
Kurti: Në Bruksel morëm garanci për marrëveshjen e arritur në Ohër
07 maj 2023
| 14:04
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në takimin e fundit që kishte në Bruksel ka marrë garanci për marrëveshjen e arritur në Ohër.
Kurti ka thënë se aty është konfirmuar se teksti i marrëveshjes mbetit i pandryshueshëm dhe i panegociueshëm.
“Në takim u konfirmua se marrëveshja është valide, se 27 shkurti i Brukselit dhe 18 marsi i Ohrit ka ndodhur, se teksti i marrëveshjes është aty i pandryshueshëm e panegociueshëm dhe që duhet të zbatohet pa vonesa dhe në përpikëri. Andaj ky zotim, ky garancion i ndërmjetësve evropianë natyrisht që është i domosdoshëm për ta mbajtur solid procesin e dialogut”, ka thënë Kurti para gazetarëve.