Kurti në Bruksel takon Johannes Hahnin
15 nëntor 2019
| 19:50
Të premten në Komisionin Evropian në Bruksel, lideri i LV-së Albin Kurti ka takuar komisionerin për Politika të Fqinjësisë dhe Negociatat për Zgjerim, Johannes Hahn.
Po ashtu, një takim tjetër ka pasur edhe me zëvendësdrejtoreshen menaxhuese për Evropë perëndimore, Ballkanin perëndimor dhe Turqinë në European External Action Service, Angelina Eichhorst.
“Biseduam për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe BE-së, sfidat e qeverisjes sonë të ardhshme sidomos për drejtësi e punësim, raportet e shteteve në Ballkan si dhe për perspektivën e dialogut me Serbinë”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.