Kurti në Davos: Me shumë gjasë do të hyjmë më përpara në NATO se në BE

22 janar 2025 | 15:34

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një diskutim në “Davos” ku ka folur për aspekte ekonomike dhe të sigurisë.

I pyetur se pse është e rëndësishme që Kosova të hyjë në BE dhe në NATO, Kurti ka thënë e Kosova dëshiron që bashkërisht të përfitojë dhe të kontribuojë nga anëtarësimi në BE dhe në NATO.

Sipas Kurtit, Kosova më shumë gjasa ka që të futet në NATO sesa në BE.

“Besoj që BE-ja është projekti më më vlerë i paqes dhe koncepti i prosperitetit që nga lufta e dytë. Ne duam të hyjmë në BE dhe NATO, sepse duam të përfitojmë dhe të kontribuojmë. Por më shumë gjasë do të futemi më përpara në NATO. Përderisa përballemi me agresionin e Rusisë, ne duam të përshpejtojmë këtë hyrje në NATO. Jemi të gatshëm t’i bashkohemi NATO-s”, ka thënë Kurti.

Më tutje, Kurti ka shtuar se me përfshirjen e rajonit të Ballkanit Perëndimor, BE-ja do të bëhet Evropë.

“Hyrja në NATO është diçka që synojmë. Gjithashtu edhe në BE. Ne jemi Evropë, por BE-ja duhet të bëhet Evropë sepse ende s’është. Me përfshirjen e Ballkanit Perëndimor, BE-ja do të bëhet Evropë”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përpara nisjes së sezonit të ri të MLS në shkurt,…