Kurti në Davos të Zvicrës: Kosova është storie suksesi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, ku të premten ka marrë pjesë në një panel me ministrin e Jashtëm britanik, David Cameron.
Kurti me anë të një postimi në platformën “X”, ka vënë në pah se në fjalën hyrëse e ka paraqitur Kosovën si një histori suksesi.
“I nderuar për të mbajtur fjalën hyrëse në Forumin Ekonomik për Kosovën si një histori suksesi, në një panel mbi financat ndërkombëtare të moderuar nga Sara Pantuliano, krahas David Cameron, Fettah Naddia, Songwe Vera, David Miliband Espen Barth Eide… të gjithë të cilët ndajnë entuziazmin tonë për përparimin e Kosovës”, ka shkruar Kurti.
Honored to deliver opening remarks @wef about 🇽🇰 as a success story, on a panel on int'l finance moderated by @SaraPantuliano, alongside @David_Cameron @FettahNadia @SongweVera @DMiliband @EspenBarthEide @WorldBank VP Voegele—all of whom share our enthusiasm about 🇽🇰's progress. pic.twitter.com/fI2XmQIZjN
— Albin Kurti (@albinkurti) January 19, 2024