Kurti në Etno Fest: Përjetuam një mbrëmje të këndshme
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka kaluar mbrëmjen e sotme në festivalin EtnoFest që mbahet në fshatin Kukaj.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti ka thënë se bashkë me kolegët nga Qeveria dhe me shokët e shoqet e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë kaluar një mbrëmje të këndshme.
Ai ka ftuar qytetarët që ta vizitojnë festivalin, i cili nesër ka natën e mbylljes.
“Edicioni i 13-të i EtnoFest. Festival që mbahet në fshatin Kukaj, afër Prishtinës. Bashkë me kolegë nga Qeveria e nga Lëvizja, me shoqe e shokë, e përjetuam një mbrëmje aq të këndshme nën performancën dedikuar dhe inspiruar nga Rizah Bllaca, disa ekspozita pikturash e skulpturash e të veprave të tjera arti, ndërkaq të premten e përmbylli Mentor Haziri me këngë mirë të zgjedhura. Ju ftoj ta vizitoni edhe ju të dashur, sidomos nesër në natën e mbylljes”, shkroi ai.