Kurti në Ferizaj: Rrjedha jonë as nuk ndahet e as nuk ndalet drejt 9 shkurtit

09 janar 2025 | 20:38

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një tubim në Ferizaj ka theksuar angazhimin për vazhdimin e zhvillimit dhe përparimit të vendit, duke shtuar se rrjedha e Lëvizjes Vetëvendosje as nuk ndahet dhe as nuk ndalet.

Kurti u shpreh se me përkrahjen e qytetarëve do të vazhdojnë të ecin krah për krah drejt datës 9 shkurt, duke siguruar më shumë rritje, zhvillim dhe siguri për qytetarët.

Ai falënderoi qytetarët e Ferizajt për mikpritjen dhe mbështetjen, duke i ftuar ata që të bashkohen në tubimin e radhës më 19 janar në Sallën e Sporteve “Bill Clinton”.

Postimi i plotë:

Aty ku ndahet rrjedha e lumit të Nerodimës në dysh, aty bëhemi bashkë në një, sepse rrjedha jonë as nuk ndahet e as nuk ndalet. Sonte ishim në Ferizaj, e prej aty do të vazhdojmë, krah për krah, cep më cep drejt 9 shkurtit për më shumë rritje, zhvillim e siguri.
Ju falemnderit për përkrahjen dhe mikpritjen, e mirupafshim më 19 janar në Sallën e Sporteve “Bill Clinton”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet i PDK-së, Isak Neziri në vazhdën e…