Kurti në fund të mandatit, shkarkon një zëvendësministër

22 dhjetor 2024 | 00:03

Ndonëse kanë mbetur edhe pak javë deri në zgjedhjet e 9 shkurtit, kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka bërë ndryshime në ekzekutivin e tij.

Ai ka liruar nga detyra Resul Makreshin, zëvendësministrin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Në vendimin e siguruar nga indeksonline sqarohet se Makreshi, që vije nga komuniteti ashkali, është i obliguar të bëjë deklarimin ẹ pasurisë, në Pajtim me Ligjin Nr. 08/L-108 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave.

Obligohet Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari dhe Zyra e Kryeministrit për zbatimin e këtij vendimi.

Menjëherë, Kurti e ka emëruar zv/ministrin e ri. Bëhet fjalë për Agim Hysenin i cili zë vend në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Zëvendësministri, brenda 30 dite nga hyrja në fuqi e këtij Vendimi, është i obliguar të bëjë deklarimin e pasurisë, në pajtim me Ligjin Nr. 08/L-108 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave.

Burime të Indeksonline kanë bërë të ditur se e gjithë kjo “tollovi” e ndërrimit të zv/ministrave erdhi me kërkesë të ish-deputetit, Bekim Arifit nga Partia e Ashkalive (PAI).

Në e-mailin e siguruar nga redaksia jonë shihet letra drejtuar kryeministrit Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politikani serb nga Mitrovica e Veriut, Aleksandar Arsenijeviq, i ka…