Kurti: Në fund të vitit planifikojmë të aplikojmë për statusin e vendit kandidat në BE
10 qershor 2022
| 11:54
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në një konferencë të përbashkët për media, ka bërë me dije se në fund të këtij viti planifikojnë që të aplikojnë për anëtarësim në Bashkim Evropian (BE).
Kurti ka falënderuar kancelarin gjerman për mbështetjen që Gjermania është duke i dhënë për Kosovën.
Më tutje, Kurti ka thënë se kanë hasur në mirëkuptimin e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Kërkesa jonë për anëtarësim në Këshill të Evropës ka hasur në mirëkuptim të plotë. Do të vazhdojmë edhe në aspiratën tonë për aplikim në BE në fund të këtij viti”, ka thënë Kurti.