Kurti në garë për pushtet edhe në Maqedoninë e Veriut/ Analisti: E papranueshme, po përçan shqiptarët

25 dhjetor 2023 | 16:49

Analisti nga Prishtina, Ridvan Berisha e cilësoi të papranueshme përfshirjen e partisë së Albin Kurtit në Maqedoninë e Veriut.

Në një intervistë për emisionin “Ballkan Update”, analisti theksoi se Kurti po krijon përçarje, ashtu siç ka bërë në Luginën e Preshevës dhe ka tentuar të bëjë në Mal të Zi e Shqipëri.

“Dua të ndaj brengën time si gazetar dhe kosovar për përfshihen direkte të partisë së Kurtit në një shtet tjetër, në organizimin e brendshëm politik. Sikurse partia e Kurtit, dhe ajo e Vuçiq po e mbështet opozitën e sotme maqedonase duke ndërhyrë. Kjo është e papranueshme. Nuk është befasi se kemi parë edhe përfshirjen e dështuar të Kurtit në Shqipëri përmes ideologëve komunistë që ka në Tiranë. Kemi parë përfshirjen në Mal të Zi, në Luginën e Preshevës, Zvicër dhe Britani. Lëmsh i ka punët këtu dhe i del kohë të merret me përçarjen e shqiptarëve atje. Kryeministri i Kosovës në vend të që mirëmbajë kohezionin politik midis forcave politike shqiptare duke i inkurajuar që të zënë sa më shumë vende në Maqedoni, shkon dhe vendos të përkrahë opozitën shqiptare maqedonase njësoj si Vuçiq që përkrah opozitën maqedonase VMRO-DPMNE, partinë e Gruevskit. Kurti është një politikan i disiplinuar në tavolinat e BE, duke mos thënë asnjëherë jo, edhe me planin franko-gjerman por në Prishtinë sillet si politikan tipik ballkanas me kokën lart dhe në anën tjetër po e bën Kosovën sallatë ruse në rendin institucional”, u shpreh Berisha.

Ai thotë se Kurti do të duhej të kontribuonte në përmirësimin e klimës midis subjekteve politike shqiptare dhe jo t’i përçante.

Nga ana tjetër, analisti nga Shkupi Mersel Bilali theksoi se Lëvizja Vetëvendosje “nuk ka të drejtë juridike që të kyçet drejtpërdrejt në procesin zgjedhor të Maqedonisë së Veriut.”

“Kurti do të duhej të kontribuonte që klima midis subjekteve politike shqiptare të zhvillohej në një trajektore pa përplasje, ky është një yzmetqar i asaj përplasjeje jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, në Luginën e Preshevës, Shqipëri e kudo. Ne në Kosovë, kritikët e Kurtit mbetemi të shqetësuar me këtë nivel agravues të ndërhyrjes së tij të njëanshme duke përdorur pozitën shtetërore. Në këtë kontekst, do të doja që kryeministri i Kosovës të mos përfshihej me kaq nguti”, shtoi Berisha./abcnews.al

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Egjipti ka paraqitur një propozim fillestar ambicioz për t'i dhënë…