Kurti në Gjakovë shpalos arritjet dhe kritikon Gjykatën Kushtetuese: E quan si dhoma e dytë e Parlamentit

05 janar 2025 | 19:07

Në qytetin e Gjakovës, Lëvizja Vetëvendosje ka nisur serinë e takimeve me qytetarët, duke shpalosur, sipas tyre, arritjet e Qeverisë Kurti gjatë katër viteve të mandatit të saj. Kryeministri Albin Kurti, gjatë fjalës së tij, përmendi një problem të rëndësishëm që ka shqetësuar funksionimin e institucioneve të shtetit: rolin e Gjykatës Kushtetuese. Ai e kritikoi këtë gjykatë për ndikimin e tepërt në legjislacion, duke e quajtur atë “dhomë të dytë të Parlamentit”, e cila po pengon ndarjen e pushtetit dhe funksionimin demokratik.

Pjesë nga fjala e tij para qytetarëve:

Imazhi i shtetit ishte ai i qytetarëve që migrojnë dhe i pushtetarëve që pasurohen. Vendi ishte i izoluar, jo vetëm brenda, por edhe me sovranitet të cunguar shtetëror. Qytetarët kishin harruar se shteti mund dhe duhet t’i mbështesë ata, duke u bërë e normalizuar gjendja në të cilën shërbeheshin oligarkët dhe thuajse të gjitha kompanitë publike ishin duke punuar me humbje, për shkak të keqpërdorimit dhe keqmenaxhimit. Kjo bëri që qytetarët të paguanin dyfish për to.

Pas viteve, është e qartë se janë pa numër aktorë, faktorë, mekanizma dhe institucione që na kanë sjellë në pikën ku jemi. Rritja e ekonomisë ka qenë e jashtëzakonshme, me një rritje mesatare prej 6% të bruto produktit vendor nga viti 2021-2024, një arritje e paprecedentë jo vetëm në Kosovën e pavarur, por që nga çlirimi e deri më sot. Po ashtu, punësimi i të rinjve është dyfishuar, ndërkohë që 12 mijë gra janë punësuar drejtpërdrejt si rezultat i masave tona mbështetëse.

Kemi dyfishuar pagën minimale, ndërkohë që shpenzimet më të larta kapitale janë realizuar pikërisht në vitin që lamë pas, duke shënuar shpenzimet më të mëdha kapitale në historinë e Kosovës të pavarur. Në një anë, kemi realizuar reforma në Prokurori dhe në sistemin gjyqësor, ndërsa në anën tjetër, raporti me Gjykatën Kushtetuese është një nga elementët thelbësorë që ne do të rregullojmë në vijim.

Për sa i përket Gjykatës Kushtetuese, gjatë këtyre katër viteve, për bindjen time, ajo është shndërruar në dhomën e dytë të Parlamentit. Çdo ligj dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, si për të qenë një gjykatë për legjislacion. Përveç kësaj, aty konsiderohet si e pranueshme, diçka që është e paprecedentë në historinë e jurisprudencës. Jo vetëm që na duhet një shumicë edhe më të madhe në këtë Parlament, por na duhet një shumicë e tillë që të sigurohemi që në mandatin tonë të ardhshëm, 2025-2029, të mos kemi dy dhoma në Parlament, por vetëm një.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arbëri dhe Erza, janë bërë prindër. Ata kanë sjellë në…