Kurti në Gllogjan: Nuk mposhtet kulla, nuk gjunjëzohet UÇK-ja
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në manifestimin qendror në shënim të 25-vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit”, ka thënë se rezistenca e familjes Haradinaj dhe Mehmetaj tregon vendosmërinë e popullit shqiptar për lirinë.
Më tutje, Kurti ka thënë se mesazhi që është përçuar nga kulla e Gllogjanit ndaj forcave serbe ishte se “nuk mposhtet kulla, nuk gjunjëzohet UÇK-ja.
“Më 24 mars, pas epopeve të 5,6 dhe 7 marsit vjen edhe rezistenca e familjes Haradinaj dhe Mehmetaj. Rezistenca e tyre tregon vendosmërinë e popullit shqiptar për lirinë”.
“Nuk mposhtet kulla, nuk gjunjëzohet UÇK-ja. Ky ishte mesazhi që u përçua nga kulla e Gllogjanit. Ata mbajtën në këmbë kullën, në këmbë popullin”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se si qeveri janë të përkushtuar në forcimin e ushtrisë së Kosovës, FSK-së e cila po ndjek rrugën e UÇK-së.