Kurti në Istog flet për Rugovën dhe UÇK-në
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë në një tubim në Istog se historia do të tregojë për secilin e për gjithçka.
Ai gjatë fushatës e ka përmendur edhe ish-presidentin Ibrahim Rugova
“Historia do të shkruajë për figurat e ekzistencës paqësore, historia do të shkruajë edhe për Ibrahim Rugovën që u lind dhe u rrit afër rreth bjeshkëve të Istogut po që i takoi gjithë popullit”, ka thënë Kurti.
Në këtë tubim, Kurti e ka përmendur edhe luftën e UÇK-së.
“Historia do të shkruajë për luftën e UÇK-së dhe të dëshmorëve pa të cilën nuk mund të fitohej liria, pra historia e një viti do të shkruaj për të gjithë, për të mirat dhe për të këqijat prej gabimeve të pa qëllimshme dhe prej qëllimeve të gabuara”, është shprehur Kurti.
Kurti ka thënë se qytetarët janë të pakënaqur nga premtimet që nuk kanë përmirësuar gjendjen e tyre.
“Të dielën e 6 tetorit ua tregoni vendin, i pensiononi nga politika, e me qeverinë e re do t’ ua bëjmë ligjin për pensionim të parakohshëm”, ka ka deklaruar Kurti.