Kurti në KEK: Një ekspert gjerman do të vjen për të ndihmuar në sanimin e bllokut tjetër të ‘Kosova B’

16 dhjetor 2021 | 16:15

Kryeministri Albin Kurti ka vizituar KEK-un për ta parë nga afër kthimin e njërit bllok të “Kosova B”.

Ai para gazetarëve ka bërë me dije se një ekspert gjerman do të vjen në Kosovë për të hulumtuar defektin e bllokut tjetër të “Kosova B” dhe për ta sanuar atë defekt.

“E kemi lajmin e mirë se njëri bllok i ‘Kosova B’ është kthyer në punë por tjetri bllok akoma jo dhe duhet një investigim me pa shkakun e defektit që të riparohet. Kemi nevojë për një ekspert që do të vijë nga ‘Alstomi’ gjerman që do ta bëjë këtë hulumtim dhe ta sanojmë edhe defektin në bllokun tjetër të ‘Kosova B’ dhe të operojmë me kapacitetin e plotë”, ka thënë Kurti.

Më tutje, kryeministri Kurti ka falënderuar punëtorët e KEK-ut për punën që e bëjnë për furnizim me energji.

“Unë jam këtu me drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqin dhe me ministrat Rizvanolli e Murati sepse pa energji s’ka ekonomi dhe pa ekonomi nuk ka financa e pa financa s’ka energji. Ne do ju qëndrojmë pranë ashtu siç ju po i qëndroni pranë popullit të Kosovës në këtë dimër të vështirë”, ka thënë Kurti, duke shtuar se për krizën e tanishme s’duhet të fajësohet askush, por të punohet që të kalohet kriza.

“Pjesa e konsumit që s mbulohej prej neve vinte nga importi e çmimi në bursë është shtuar dhe po na duhet të blejmë rrymë me çmim të shtrenjtë. Ne jemi të interesuar që të kemi furnizim me rrymë dhe çmime të përballueshme për qytetarët. Sipas informacioneve që kemi as KEDS-i s’ka likuiditet si në të kaluarën unë nuk mendoj se në këtë krizë duhet të fillojmë të fajësojmë njëri-tjetrin por le ta kalojmë këtë krizë sepse furnizimi i qëndrueshëm është prioritet”, ka thënë kryeministri Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut ka refuzuar kërkesën…