Kurti: Në këtë ditë hidhërimi, zemrat tona janë lehtësuar nga suksesi i kampiones sonë
26 korrik 2021
| 14:44
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar kampionen olimpike të xhudos, Nora Gjakova , e cila sot ka fituar medaljen e art në kategorinë e femrave, 57 kilogramë.
Në llogarinë e tij në “Twitter”, Kurti ka shkruar se në këtë ditë hidhërimi, zemrat e qytetarëve të Kosovës janë lehtësuar nga suksesi i kampiones Nora Gjakova.
“Në këtë ditë hidhërimi teksa vajtojmë për humbjen e jetëve nga aksidenti tragjik në Kroaci, zemrat tona janë lehtësuar nga suksesi i kampiones sonë, Nora Gjakova, në #Tokyo2020 e cila fitoi të artën në kategorinë e femrave – 57 kilogramë”, shkroi Kurti.