Kurti në konferencën e PES: Kosova është mbështetëse e vendosur e të drejtave demokratike
07 prill 2024
| 15:54
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në konferencën e Partisë Socialiste Evropiane (PES) në Rumani.
Ai shprehet i kënaqur nga kjo pjesëmarrje, dhe thotë se Kosova është mbështetëse e vendosur e të drejtave demokratike të bazuara në mirëqenien e të gjithëve.
Më tutje i pari i qeverisë thotë se Kosova është e lumtur të punojë me demokracitë e tjera evropiane mbi vlerat e përbashkëta.
“Kënaqësi të marrë pjesë në konferencën PES dhe në takimin e liderëve dje në Bukuresht “Ne qëndrojmë së bashku – për Evropën tonë. Kosova është mbështetëse e vendosur e të drejtave demokratike të bazuara në mirëqenien e të gjithëve dhe është e lumtur të punojë me demokracitë e tjera evropiane mbi vlerat e përbashkëta”, ka shkruar Kurti në X.