Kurti: Në Kosovë nuk ka asnjë rast me koronavirus
13 mars 2020
| 13:32
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se gjendja në Kosovë është stabile dhe se ende nuk ka asnjë rast pozitiv me koronavirus.
Ai këto komente i ka bërë gjatë takimit të Komisionit të posaçëm për parandalimin e koronavirusit.
Ndërsa ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë me dije se kjo ministri ka fuqizuar kapacitet mbrojtëse ndaj koronavirusit.