Kurti në Kroaci  flet për sulmin në ‘Ibër-Lepenc’: Besojmë që është mbështetur dhe orkestruar nga Serbia

13 dhjetor 2024 | 12:31

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë të përbashkët me homologun e tij kroat, Andrej Plenkoviq, ka thënë se Kroacinë e sheh si partnere kyçe.

Ai ka folur për sulmin në “Ibër-Lepenc” është i ri nga natyra, pasi “kësaj radhe në shënjestër ishte popullsia civile”.

“Më herët kemi pasur sulme ndaj Policisë së Kosovës, kemi pasur sulme ndaj ndërtesave zyrtare komunale por kësaj radhe në shënjestër është popullsia civile sepse furnizimi me ujë dhe prodhimi i energjisë elektrike që është jetik edhe për qytetarë dhe bizneset kanë qenë në shënjestër”, ka thënë Kurti.

Më tutje, Kurti ka thënë se për këtë sulm si të dyshuar janë arrestuar disa persona dhe se hetimet po vazhdojmë.

“Duhet të presim se cili do të jetë përfundimi i këtyre hetimeve. Por ne konsiderojmë që gjithçka tregon që këtë nuk e kanë bërë qytetarët e zakonshëm dhe se na bën të besojmë që një sulm i këtillë vjen i mbështetur dhe orkestuar nga Serbia siç ishte edhe rasti me sulmin në Banjskë apo atë me sulmin e KFOR-it në maj 2023 apo rrëmbimi i tre policëve tanë në Leposaviq në qershor 2023”.

“Nervoza në Beograd po përkthehet në agresivitet kundër Kosovës meqë nuk e kontrollojnë Kosovën më atëherë mbështeten sulme të këtilla terroriste”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, në një konferencë për medie…