Kurti në KS: Grupi terrorist i Radojqiçit donte që pelegrinët e pafajshëm t’i përdorte si mburoja njerëzore në Banjskë

08 shkurt 2024 | 22:27

Kryeministri i Kosovës Albin Kurt në Këshillin e Sigurimit në OKB ka folur edhe për rastin Banjskës.

“Edhe pas 25 viteve pas luftës Serbia vazhdon me përpjektë për ta rikthyer Kosovën, një rast i qartë i kësaj ka ndodhur më 24 shator të vitit të kaluar në Banjskë, rreth 80 trupa paramilitar të organizuar edhe të mbështetur nga Serbia filluan një sulm të paprovokuar ndaj patrullës Policisë së Kosovës duke rezultuar me vdekjen e një Polici rreshterit Afrimi Bunjaku dhe lëndimin e dy të tjerëve ”, ka thënë Kurti.

Më tutje kryeministri i Kosovës ka thënë se grupi i Millan Radojçiqit kishte për qëllim që pelegrinët e manastirit në Banjskë t’i përdorte si mburoja njerëzore.

“Përkundër përpjekjes terroriste për të përdorur edhe pelegrinët e pafajshme si mburojë njerëzore duke u përpjekur për t’i gjetur ato viktima, Policia e Kosovës i ka shmangur këto viktima”, ka thënë Kurti.

Kurti ka përfunduar duke thënë se Serbia kishte shpallë 3 ditë zie për terroristet e vrarë në Banjskë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka komentuar shortin e hedhur…