Kurti në Kuvend: Bruto Produkti Vendor për herë të parë sivjet do ta kalojë shifrën prej 10 miliardë eurosh
11 nëntor 2024
| 11:20
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Kuvend ka folur për projektbuxhetin për vitin 2025 që pritet të votohet sot.
Ai ka thënë se është kryeministri i parë që e prezanton buxhetin e katërt të mandatit.
Kurti ka thënë se është rritur Bruto Produkti Vendor “aq sa për herë të parë sivjet do ta kalojë shifrën prej 10 miliardë eurosh”.
“Për vitin e ardhshëm pritet të shkojë përtej 11 miliardë euro”.
“Sivjet do të kemi Bruto Produkt Vendor afër shtatë herë më të lartë se në vitin 2000, që është viti i parë pas çlirimit, apo afër 3 herë më i lartë se në vitin 2008, që është viti i shpalljes së pavarësisë dhe afër 50 për qind më i lartë se sa viti 2019, viti i parë parapandemik”, ka thënë Kurti.