Kurti në Lezhë: Populli shqiptar kudo që është duhet të faktorizohet (Video)
02 mars 2021
| 13:56
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka shkruar sot në Lezhë për të kujtuar dhe nderuar 577-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës.
Nga aktiviteti për të kujtuar dhe nderuar 577-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, duke iu referuar Besëlidhjes, Kurti ka thënë se populli shqiptar kudo që është duhet të faktorizohet.
“Sot shënojmë përvjetorin e Besëlidhjes së Lezhës. Të veprojnë siç do donin Skënderbeu e rilindësit tanë. Populli shqiptar kudo që është duhet të faktorizohet dhe të largojë këtë krizë që e ka pllakosur”, ka thënë Kurti, shkruan “shqiptarja.com”.