Kurti në Londër përmend kërcënimin serbo-rus: Armatimi i madh, tregues se Serbia do përshkallëzim
Kryeministri Albin Kurti e ka hapur Konferencën e Mbrojtjes në Londër duke përmendur me shqetësim kërcënimin e Rusisë dhe Serbisë në Kosovë, por dhe duke specifikuar rolin kritik të NATO-s dhe aleatëve për demokraci.
Sipas tij, armatimi i madh i Serbisë, është një tregues së ajo synon përshkallëzim të situatës, transmeton klankosova.tv.
Më tutje, ai ka specifikuar se derisa Kosova bashkëpunon me partnerët e saj ShBA-në, Britaninë e Madhe dhe BE-në, Serbia zgjedh Rusinë, Kinën dhe Iranin.
“Ndërsa Republika jonë bashkëpunon në çdo sferë me partnerët e saj, si ShBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Evropian. Serbia intensifikon bashkëpunimin e saj me Rusinë, Kinën dhe Iranin”.
“Demokracia ka nevojë për siguri dhe siguri në mënyrë që të lulëzojë. Sipas një studimi të kryer nga Instituti Ndërkombëtar Republikan, 87% e Kosovës mbështesin politikën pro BE-së dhe Pro-perëndimit. Kjo është përqindja më e lartë e çdo vendi të Ballkanit Perëndimor”, citohet të ketë deklaruar Kurti.