Kurti në Londër takohet me Marc Wellerin, flasin për situatën në Kosovë
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Londër është takuar me ekspertin e të drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, Marc Weller, me të cilin ka biseduar për situatën në Kosovë, raportet në Ballkan dhe të ardhmen e Evropës.
“Gjatë vizitës në Londër, parmbrëmë takuam edhe Profesorin e mirënjohur nga Universiteti i Cambridge-it, z. Marc Weller, ekspert i të drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, si dhe i studimeve ndërkombëtare kushtetuese. Në Klubin e Reformistëve ku dikur shkruanin e diskutonin jo vetëm politikanë e kryeministra por edhe shkrimtarë të famshëm prej H. G. Wells te E. M. Forster, biseduam për situatën në Kosovë, raportet në Ballkan dhe të ardhmen e Evropës”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/albini2017/photos/a.229545544212004/708359189663968/?type=3&theater