Kurti në Mitrovicë: Bandat kriminale nuk do të sundojnë më

12 janar 2025 | 19:29

Kryeministri Albin Kurti në tubimin elektoral në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ka thënë se bandat kriminale nuk do të sundojnë më.

“Nuk ka më e nuk do të ketë kurrë më sundim të bandave kriminale, nuk ka më e nuk do të ketë kurrë më qarkullim të targave ilegale, nuk ka më e nuk do të ketë kurrë më ngritje të barrikadave, nuk ka më dhe nuk do të ketë kurrë më prodhim të kriptovalutave, Fuqia e ligjit të drejtë në Republikën e Kosovës ngadhënjen gjithmmonë, cep më cep të Mitrovicës e Republikës së Kosovës”, tha Kurti, shkruan Reporteri.net.

Kryeministri foli edhe për arritjet, dhe thumboi ish-qeveritë e kaluara.

Ai tutje tha se për rritje ekonomike janë tre herë më të shpejtë se ish-qeveritë e kaluara, dhe katër herë më të shpejtë për punësim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është shprehur se Partia Demokratike…