Kurti në Mynih: Serbia t’i hap arkivat, bëri gjenocid në Kosovë

20 shkurt 2022 | 12:16

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje edhe njëherë Serbisë që t’i hapë arkivat shtetërore.

Ai, në Konferencës e Sigurisë në Mynih, ka thënë se krimet serbe të kryera në Kosovë ishin krime shtetërore, ndërsa qëndrimin e përcolli edhe me një cicërimë më twitter.

“Në panelin e Konferencës së Sigurisë në Mynih: ‘Të humbur në tranzicion: Sfidat dhe perspektivat e llogaridhënies dhe drejtësisë tranzicionale’ i bëra thirrje Serbisë që të hapë arkivat shtetërore sepse krimet e kryera në Kosovë ishin krime shtetërore”, ka shkruar Kurti në “Twitter”.

“E kaluara nuk ka kaluar ende, meqë krimet e luftës dhe gjenocidi janë ende të mohuara”, ka shkruar kryeministri Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia dhe Bjellorusia do të zgjasin stërvitjet ushtarake, që ishin…