Kurti në një komunë të provincës së Izmirit takon kryetaren me prejardhje shqiptare
04 korrik 2024
| 22:05
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është mirëpritur të enjten nga Kryetarja e Komunës së Foçës në provincën e Izmirit, Saniye Bora Fıçı, e cila është me prejardhje shqiptare.
Siç ka njoftuar zyra e kryeministrit, Kurti falënderoi kryetaren Saniye Bora Fıçı për pritjen e ngrohtë, por edhe për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës.
“Së bashku diskutuan mbi kontributin e mërgatës shqiptare në Izmir dhe Turqi, dhe për rolin e saj në raportet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Turqisë. Saniye Bora Fıçı është Kryetarja e parë grua e Komunës së Foçës”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.