Kurti në Paris takon ekonomistin e njohur dhe anëtarët e shkollës së lartë normale
Gjatë qëndrimit në Paris ku po merr pjesë në Forumin e Paqes, kryeministri Kurti ka pasur edhe takime tjera atje.
Ai njofton se ka takuar ekonomistin e njohur Thomas Piketty, me të cilin thotë se ka diskutuar për Kosovën e ngjarjet e ndryshme botërore.
“Kënaqësi takimi me ekonomistin dhe profesorin e shquar francez Thomas Piketty, në zyrën e tij në Paris sot. Ne diskutuam për Kosovën, ngjarjet botërore dhe rreziqet që e djathta ekstreme paraqet për barazinë demokratike dhe prosperitetin ekonomik”, njofton kryeministri.
Enjoyed meeting the distinguished French economist and professor Thomas Piketty (@PikettyWIL) at his office in Paris today. We discussed Kosova, world events and the dangers that the far-right poses to democratic equality and economic prosperity. pic.twitter.com/ZXcgI8j0N2
— Albin Kurti (@albinkurti) November 9, 2023