Kurti në Prekaz: Falë sakrificave të tyre, sot Kosova është një shtet i pavarur dhe demokratik

06 mars 2025 | 10:44

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në Prekaz për nder të Ditës së Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Ai kujtoi sakrificat e familjes Jashari dhe të gjithë luftëtarëve që dhanë jetën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Tre brezat e Jasharëve 59 gjithsej rreth gjysma gra e fëmijë u flijuan me 5-6-7 mars 1998, për çlirimin e Kosovës për lirinë pavarësinë dhe bashkimin. Epopeja e UÇK-së i dha një hovë të pandalshëm kryengritjes së armatosur dhe luftës çlirimtare. U vetëdijesua edhe u ndërgjegjësua edhe publiku ndërkombëtar dhe diplomacia botërore”, tha Kurti.

Kurti theksoi se, edhe pse nuk janë fizikisht ndër ne, figura të shquara si Shaban Jashari, Hamza Jashari dhe Adem Jashari do të mbeten përherë në kujtesën e popullit dhe në zemrat e qytetarëve të Kosovës.

“Sot baca Shaban do të ishte 100 e sivjet Hamza do të bëhet 75 e Ademi 70, ata nuk i kemi fizikisht por ata kanë vetëm ditëlindjen, kanë 2 prill, 19 prill dhe 28 nëntor. Vdekja e tyre është Epopeja e UÇK-së dhe tani ndonëse nuk e kemi kryekomandantin, Hamzën e Shabanin dhe të gjithë tjerët, e kemi bacin Rifat me shtëpinë plotë nipa dhe mbesa, e kemi Kosovën republikë me demokraci dhe zhvillim”, ka deklaruar Kurti, raporton Ekonomia Online.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Alta Hair Saloon” SH.P.K. shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit…