Kurti në Prekaz: Lufta çlirimtare nuk mund të kujtohet, mendohet dhe as të paramendohet nga askush pa Jasharët

12 qershor 2022 | 11:03

“Lufta çlirimtare nuk mund të kujtohet, nuk mund të mendohet dhe as nuk mund të paramendohet nga askush pa Jasharët”, kështu u shpreh sot Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas homazheve në Prekaz në nderim të familjes Jashari me rastin e 12 Qershorit, Ditës së Paqes, bashkë me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani, zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe zëvendësministrin e Mbrotjes, Shemsi Syla.

“Prekazi heroik është kryeqyteti i kryengritjes shqiptare, andaj sot u themi të gjithë qytetarëve të Republikës, shqiptarëve mbarë, urime 12 Qershori, Dita e Çlirimit edhe e Paqes, e cila i ka rrënjët pikërisht këtu tek sakrifica dhe flijimi i familjes së gjerë Jasharaj, me ç’rast nga 59 veta gjithsej, gjysma ishin fëmijë e gra krahë për krahë me komandantin, kryekomandantin Adem Jashari, bacën Shaban, Hamzën dhe të gjithë të tjerët aty”, theksoi kryeministri Kurti.

“Lavdia e tyre është e përjetshme ashtu sikurse edhe kujtimi ynë i pashlyeshëm”, u shpreh në fund kryeministri Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen thotë se…