Kurti në pritje të KFOR-it për heqjen e barrikadave

16 dhjetor 2022 | 09:01

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të enjten se është ende në pritje të KFOR-it për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës.

“Më së miri do të ishte që të hiqen nga ata që i kanë vendosur, mirëpo ata që i kanë vendosur ato barrikada janë vendosur edhe vetë në barrikada, madje me armatim. Nuk janë këto barrikada civile dhe, në anën tjetër, ne kemi dhënë kohën e kërkuar prej KFOR-it që ata ta bëjnë heqjen e këtyre barrikadave, dhe ministri ynë i Punëve të Brendshme po pret”, ka thënë Kurti në një intervistë për televizionin lokal në Kosovë, ATV.

Ai ka thënë se barrikadat në veri të Kosovës nuk mund të qëndrojnë aty, “jo vetëm pse shkelin ligjin dhe lëvizjen e lirë, por në të njëjtën kohë edhe për shkak se vetë qytetarët serbë janë më të bllokuarit”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rada Trajkoviq, këshilltarja e ministrit për Kthim dhe Komunitete në…