Kurti në Prizren: 118 është zgjidhja dhe zgjedhja e vërtetë

17 janar 2025 | 23:39

Albin Kurti ka mbajtur tubim elektoral në qytetin e Prizrenit.

Ai ka shkruar në “Facebook” se Prizreni i Lidhjes është Prizreni i Lëvizjes.

“I lidhjes gjithëkombëtare, i lëvizjes gjithëpopullore. Aty ku para gati 150 vjetëve delegatët kërkonin barazi mes popujsh e besatoheshin për atdhe, aty zotohemi për barazi mes nesh e sovranitet cep më cep”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka theksuar se 118 është zgjidhja dhe zgjedhja e vërtetë.

“9 shkurti është data në kalendar. 500 mijë zemra është synimi ynë. Fitorja është e jona dhe juaja, bashkë”, ka shkruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Lirim Mehmetaj ka bërë një ndarje të qartë mes…