Kurti: Në regjistrimin e popullsisë është përfshirë edhe pyetësori për dëmet e luftës
Kryeministri i Kosovës, Albi Kurti, u ka bërë thirrjeve qytetarëve të Kosovës që t’i përgjigjen pozitivisht procesit të regjistrimit të popullsisë, i cili do të fillojë të premten.
Gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë, ai ka thënë se për herë të parë në këtë regjistrim të popullsisë është përfshirë pyetësori dëmeve të luftës.
Ai ka treguar se aty qytetarët do të mund t`i deklarojnë dëmet ekonomike, shumën e pronave të shkatërruara si dhe dëmet në njerëz.
“U bëj thirrje qytetarëve të Kosovë që t’i përgjigjen pozitivisht regjistrimit të popullsisë. Nuk kemi mangësi vetëm tek shpërputhja e të dhënave, por thjesht edhe tek mungesa tyre. Për herë të parë në këtë regjistrim të popullsisë është përfshirë pyetësori i dëmeve nga lufta 1998-1999 në ekonomitë familjare. Qytetarët do të mund t’i deklarojnë dëmet ekonomike, shumën e pronave të shkatërruara si dhe dëmet në njerëz, familjarë të vrarë, të zhdukur, të plagosur apo të burgosur. Më saktësisht kjo përudhë përkufizohet prej 28 shkurtit 1998, pra nga Qirezi e Lishkoshani, deri më 12 qershor 1999, pra fillimit i tërheqjes të trupave të Serbisë nga Kosova”, ka thënë Kurti.