
Kurti: Në Shtime e Therandë, krejt dhe drejt
09 shkurt 2021
| 21:09
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka postuar disa fotografi në llogarinë e vet në “Facebook”, të aktiviteteve të sotme elektorale të LV-së në Shtime dhe Therandë.
Kurti ka thënë se “sa më afër 14 shkurtit, aq më tepër po skuqen sheshet tona nga dashuria e qytetarëve për këtë vend”.
“Në Shtime e Therandë, krejt dhe drejt, kishin dalur për të shprehur përkrahjen për listën tonë”.
“Me pjesëmarrje masive, do të sigurojmë që kjo ditë të mbahet mend si data kur ka ndodhë vala e madhe e ndryshimit të vërtetë”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.