Kurti në siklet për vota: Me mua kryeministër, po japin dorëheqje kryeministrat në Serbi

28 janar 2025 | 20:26

Nga tubimi i radhës i Lëvzijes Vetëvendosje në Therandë, Albin Kurti deklaroi se, me të në krye të Qeverisë, kryeministrat po japin dorëheqje në Serbi pas dorëheqjes se Kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviq të martën.

“Dikur në Kosovë kryeministrat jepnin dorëheqje e tash kryeministrat po japin dorëheqje në Serbi” – tha Kurti.

Kujtojmë se dorëheqja e Vuçeviq erdhi pas protestave masive në mbarë vendin, të cilat kanë nisur tash e mbi 80 ditë.

Beogradi është ballafaquar me protesta të përditshme antiqeveritare që nga shembja e kulmit në një stacion të trenit në Novi Sad, qyteti i dytë më i madh në Serbi, kur mbetën të vdekur 15 njerëz në nëntor, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qenë në tubim…