Kurti në Slloveni: Shpresoj të kemi së shpejti zgjedhje të parakohshme në komunat veriore

28 gusht 2023 | 16:09

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në Bled të Sllovenisë ku po merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit – BSF 2023.

Ai në këtë forum është shprehur se tash e dy muaj nuk në komunat veriore të Kosovës nuk ka pasur ndonjë protestë apo incident të dhunshëm.

Kurti ka thënë se shpreson që së shpejti të ketë zgjedhje të parakohshme në komunat veriore.

“Na duhet deeskalimi, ai shtensionimi dhe tani për dy muaj në komunat veriore të Kosovës nuk ka pasur ndonjë protestë apo incident të dhunshëm”.

“Kemi ulur dy herë me nga 25 për qind praninë e Policisë së Kosovës në dhe përreth këtyre objekteve komunale dhe shpresoj që të kemi së shpejti zgjedhje të parakohshme në këto komuna dhe shpresoj po ashtu që të kemi zgjedhje të drejta, fushata të drejta, të hapura. Për zgjedhje të hapura e demokratike, na duhet ndihma e bashkësisë ndërkombëtare”, është shprehur Kurti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës sot kanë qëndruar në…