Kurti në takim lamtumirës me ambasadoren Stjernvall: Finlanda i ka dhënë shumë Kosovës

16 shkurt 2022 | 12:15

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall kanë zhvilluar të mërkurën takimin lamtumirës, me rastin e përfundimit të mandatit të ambasadores.

Sipas njoftimit dërguar mediave, gjatë këtij takimi u vlerësuan marrëdhëniet miqësore mes Kosovës dhe Finlandës. Kurti dhe ambasadorja kanë theksuar potencialin e bashkëpunimit në mes të dy shteteve për zhvillimin social dhe ekonomik.

Ambasadorja Stjernvall në anën tjetër ka shprehur vlerësimin e saj për bashkëpunimin me qeverinë.

Ajo ka përsëritur gatishmërinë e Finlandës për t’i ofruar ndihmë shtetit të Kosovës në ngritjen e kapaciteteve për arritjen e objektivave.

Kurti është shprehur mirënjohës për bashkëpunimin përgjatë gjithë mandatit të saj në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në vigjilje të Ditës…