Kurti në takim me Llugaliun: Terminalet doganore shtetërore do të shtrihen në të gjithë vendin
16 tetor 2021
| 14:20
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, takuan drejtorin e Doganave të Kosovës, Agron Llugaliun.
Kjo u bë e ditur me anë të një komunikate për medie nga Qeveria e Kosovës. “Drejtori Llugaliu e njoftoi kryeministrin Kurti për nënshkrimin e marrëveshjes me Trepça Sh.A. për rikthimin e terminalit doganor shtetëror në hapësirat e Trepçës në Mitrovicë, dhe ndikimet pozitive që kjo do të ketë. Nga Drejtori i Doganave u kërkua që të vazhdojë me punën e mirë, dhe u dakorduan që deri në mesin e vitit të ardhshëm në gjithë territorin e vendit të shtrihen terminalet doganore shtetërore”, thuhet në njoftim.