Kurti në takim me Osmanin
22 dhjetor 2020
| 13:27
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka shkuar në Presidencë, ku është në takim me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, me të cilën do të diskutuar lidhur me datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Kurti është parë duke zbritur nga vetura dhe duke u futur me shpejtësi në Presidencë. Ai është i pari nga liderët e partive politike që do të takohet me Vjosa Osmanin pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtuese që urdhëroi shkuarjen në zgjedhje.
Pas Kurtit, Osmani do të takohet me një përfaqësues nga LDK-ja, pastaj me nënkryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe në fund të ditës me Besnik Tahirin nga AAK-ja.