Kurti në takim të përbashkët me Escobar dhe Lajçak

17 gusht 2022 | 20:33

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tashmë ndodhet në takim me Zëvendës-ndihmës e Sekretarit të Shtetit të ShBA-së, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, të dërguarin e BE-së për dialogun.

Ky takim lidhet ekskluzivisht me atë të nesërmin mes kryeministrit Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq të Serbisë, raporton RTK.

Paraprakisht Escobar dhe Lajçak kanë mbajtur takim edhe me Vuçiq. Siç thuhet më tej këto takimet e sontme janë duke u bërë që e enjtja të kulmojë me arritjen e ndonjë marrëveshjeje mes palësh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Ardian Gola Quhej “Kurriz”. Fundviteve të ‘80-ta dhe fillimviteve…