Kurti: Në takimin e 2 majit në Bruksel Vuçiqi na tha që Millan Radojçiqi do të bëhet Adem Jashari i serbëve

26 shtator 2023 | 22:17

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se serbët në Kosovë nuk kanë nevojë për çlirim nga Republika e Kosovës por nga veglat terroriste të Serbisë dhe se kush integrohet në Kosovën si shtet demokratik, jeton më mirë, raporton Epoka e re.

Kryeministri Kurti përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Vuçiq është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin dhe se me 2 maj në Bruksel u kishte thënë se Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve, ndërsa që dëshironte ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës.

Por, Kurti thotë se duke qenë diktator, Vuçiq nuk e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen.

Postimi i tij i plotë:

Kosova është shtet demokratik dhe vend properëndimor: kush integrohet, jeton më mirë. Serbët në Kosovë nuk kanë nevojë për çlirim nga Republika e Kosovës por nga veglat terroriste të Serbisë.

Vuçiq është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin. Ai dëshironte që me 24 shtator ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës! Në takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve. Por, duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkëlzen Gashi, analist, ka treguar në Pressing të T7 sesi…