Kurti: Në tri vjet qeverisje, janë restauruar mbi 100 asete të trashëgimisë kulturore
Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se buxheti vjetor sivjet për kujdesin dhe investimet në trashëgiminë kulturore është më i larti ndonjëherë.
“Trefish më i lartë sesa në vitin 2021. Në tri vjet qeverisje, janë restauruar mbi 100 asete të trashëgimisë kulturore – më shumë se në dy dekadat pararendëse bashkë”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.
Postimi i plotë i Kurtit:
Buxheti vjetor sivjet për kujdesin dhe investimet në trashëgiminë kulturore është më i larti ndonjëherë — trefish më i lartë sesa në vitin 2021. Në tri vjet qeverisje, janë restauruar mbi 100 asete të trashëgimisë kulturore — më shumë se në dy dekadat pararendëse bashkë.
E puna po vazhdon. Përditë.
✅Në pjesën e parë të këtij viti, kanë përfunduar restaurimet në:
🟢Kullën e familjes Tafolli në Çadrak të Suharekës
🟢Shkollën historike shqipe “Ismail Qemali” në Ferizaj
🟢Mullirin e fshatit Majac të Podujevës i ndërtuar në shek. XIX
🟢Mullirin e Cal Malushit në fshatin Kotradiq të Pejës
🟢Ndërtesën e shkollës së parë shqipe në Pejë
🟢Muzeun e Hidroelektranës në Prizren
🟢Hamamin e Gazi Mehmed Pashës në Prizren – faza e parë
🟢Kullën e Gjyle Kadrisë në fshatin Rastavicë, Deçan, e ndërtuar në shek. XIX
🟢Shtëpinë Kullë të Vesel Godenit në Viti
🟢Kullën e Zeqë Ramë Sadrisë në Brovinë në Gjakovë.
👷🏼♂️Ndërkaq punimet po vazhdojnë e janë drejt përfundimit në:
🟠Shtëpinë e Hynilerëve në Prishtinë
🟠Rezidencën e Presidentit Ibrahim Rugova
🟠Shtëpitë tradicionale të Janjevës
🟠Shtëpinë e familjes Kryeziu në Gjakovë, e cila karakterizohet me arkitekturë tradicionale të fundit të shek. XVIII
🟠Shtëpinë e Adem Aga Gjonit në Prizren, e karakterizuar nga arkitektura tradicionale e shek. XVIII
🟠Shtëpitë tradicionale të familjes Hajdini, në lagjen e quajtur Terziaj në Gjilan
🟠Shtëpinë e familjes Safqi në Prishtinë, e ndërtuar rreth vitit 1800
🟠Shtëpinë tradicionale të familjes Sylejmani brenda qendrës historike në Prishtinë, e ndërtuar në vitin 1880
🟠Shtëpinë e familjes Kirajtani, një prej shtëpive më të veçanta të Prizrenit
🟠Shtëpinë e familjes Munik në Prizren
🟠Qendrën Kulturore Hebraike në Qendrën Historike të Prizrenit
🟠Shtëpitë tradicionale në rrugën Marin Barleti në Prizren
🟠Kishën Katolike në Ferizaj
🟠Xhaminë në Turbohovc të Istogut
🟠Kullën e Tal Belit në Krelan të Gjakovës
🟠Postën e Vjetër në Mitrovicë.