Kurti në Turqi: Mërgata jonë ndodhet jashtë atdheut, por është brenda kombit
Delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje, ka zhvilluar mbrëmë një takim katërorësh me përfaqësues të dhjetëra shoqatave dhe organizatave të ndryshme shqiptare në Stamboll.
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka falënderuar shqiptarët e Turqisë për kontributin e tyre për Kosovën dhe shqiptarët, në paqe dhe në luftë, si dhe për ndikimin e tyre në institucionet e shtetit turk për mbështetjen e Kosovës.
“Mërgata jonë ndodhet jashtë atdheut, por ajo është brenda kombit”, ka hënë Kurti.
Në këtë takim është diskutuar për edhe për mësimin e gjuhës shqipe, investimet në Kosovë, të drejtën për nënshtetësi, studentët shqiptarë, e deri të aktualiteti politik në Kosovë.
Në bashkëbisedim të hapur me bashkatdhetarët, qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje i kanë shpalosur edhe anëtarët e tjerë të delegacionit: Mytaher Haskuka, Albulena Haxhiu, Fitore Pacolli, etj.
/Epoka e re/