Kurti në Turqi: Serbia i sheh si shtete të përkohshme Kosovën, Malin e Zi e Bosnjën

03 shkurt 2023 | 23:02

Gazetarja e televizionit turk TRT, Nafisa Latic ka bërë të ditur se ka zhvilluar një intervistë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, e cila do të transmetohet gjatë pasdites së nesërme.

Megjithatë, gazetarja ka shpalosur disa prej deklaratave të Kurtit, i cili, sipas saj, ka deklaruar se nuk do ta lejojë kurrë formimin e një modeli si Republika Srpska në Kosovë.

“Në një intervistë ekskluzive për Across The Balkans, kryeministri i Kosovës ka thënë se do të vazhdojë të jetë pjesë e takimeve të nivelit të lartë për propozimin e BE-së dhe SHBA-së, por nuk do ta lejojë kurrë formimin e një tjetër Republika Srpska”, ka shkruar gazetarja Latic.

Ajo ka thënë se gjatë intervistës, Kurti para saj ka deklaruar se Serbia i sheh ende Bosnjën, Kosovën dhe Malin e Zi si shtete të përkohshme.

Kryeministri Albin Kurti është pritur sot në një takim nga presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, me të cilin kanë diskutuar mbi situatën aktuale në Ballkan dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Erdogan ka bërë thirrje për arritjen e një marrëveshjeje të paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ka shprehur vullnetin për të ndihmuar, nëse kjo gjë kërkohet nga palët.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një paraqitje në platformën e tij të emëruar “Public…