Kurti në ‘Twitter’: Dy muaj më parë qytetarët e Kosovës votuan për ndryshime masive
06 dhjetor 2019
| 15:54
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se dy muaj më parë qytetarët e Kosovës kanë votuar për ndryshime masive në Kosovë.
“Ndryshim jo vetëm retorik, por ndryshim real dhe ndryshim kuptimplotë. Një ndarje nga rruga e korrupsionit, humbjes dhe qëllimeve personale, drejt një shprese për të ardhme në vlera dhe principe. Ta ndërtojmë këtë shpresë”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Twitter”.
/Epoka e re/
Two months ago today, the people of #Kosova voted massively for change. Change not just as rhetoric, but real & meaningful change. A break from a corrupt and wasteful past guided by personal gain, towards hope for a future based on values and principles. Let's build on this hope.
— Albin Kurti (@albinkurti) December 6, 2019