Kurti në zyrën e tij mbledh partnerët e koalicionit
Kryeministri Albin Kurti së bashku me partnerët e tij të koalicionit, përfaqësuesit e Listës Guxo dhe atë të Alternativës, me të cilët ka diskutuar për fitoren e 14 shkurtit, dy vite më parë.
“Bashkë sot, sikurse me 14 shkurt 2021, sikurse në secilën ditë të këtyre dy viteve. Bashkë përballë sfidave e detyrave që kemi përpara. Me përkushtim që nuk zbehet. Me përgjegjësi që rritet”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.
Ai ka theksuar se fitorja e madhe e shkurtit ishte ndryshe, sepse ishte vetë ndryshimi demokratik.
“Ishte fitore, sepse fituan qytetarët dhe e gjithë shoqëria. Ajo na rikujton më së miri vullnetin dhe pritjet e popullit, të cilit do t’i shërbejmë çdo ditë me përpikëri dhe devotshmëri. Bashkë deri në realizimin e plotë të zotimeve tona për punësim dhe drejtësi”, ka shkruar kryeministri Kurti.