Kurti: Nënshkrimi i marrëveshjes garanci për paqen në Ballkan

08 shkurt 2024 | 22:15

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka folur edhe për marrëveshjet që janë arritur ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Ai në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit, tha që është i gatshëm që të nënshkruajë marrëveshjen në OKB. “Refuzimi i Serbisë për të nënshkruar marrëveshjen, duke respektuar integritetin territorial të Kosovës, është një tregues i synimit të Serbisë për të pushtuar Kosovën”, tha Kurti.

Kurti: Serbia me qëllim po hap frikë që të krijojë atmosferë ku nuk do pranohej marrëveshja me Kosovën

Kryeministri Kurti duke i komentuar deklaratat e presidentit serb, Vuçiq për spastrim etnik të serbëve në Kosovë, tha se nuk është aspak e vërtetë. Sipas tij,  Serbia me qëllim po hap frikë që të krijojë atmosferë ku nuk do pranohej marrëveshja me Kosovën.

Ai tha se ideja që Kosova po kryen persekutim ndaj komunitetit serbë është gënjeshtër që është demantuar nga shumë organizata publike ndërkombëtare. Madje, Kurti tha se PE ka miratuar një rezolutë duke i kërkuar autoriteteve serbe dhe mediave që të përmbahen nga gjuha e urrejtjes ndaj kosovarëve dhe shpërndarjes së propagandës ndaj kosovarëve dhe shpërndarjes së propagandës për spastrim etnik etj.

“Vitin e kaluar Komiteti i Helsniknit, është shprehur në detaje se si Serbia përhap frikë me rrezikim e rrejshëm të serbëve në Kosovë  për ta radikalizuar shoqërinë dhe për të krijuar atmosferë toksike ku marrëveshja me Kosovën do të refuzohej”, tha Kurti, duke shtuar se pretendimet që serbët po ikin nga Kosova për shkak të persekutimit nuk janë të vërteta.

“Pretendimet e rrejshme janë demantuar edhe nga iniciativa evropiane e stabilitetit nga një institut në Vjenë dhe Berlin që ka siguruar dokumente nga institucionet e Serbisë. Statistika për sigurime shëndetësore, regjistrimit në shkolla, pranuesit e pensioneve, tregon që përqindja e serbëve që jetojnë në Kosovë i përgjigjet atyre që jetojnë në serbi”, tha i pari i qeverisë së Kosovë.  Tutje sipas tij, serbët që largohen nga Kosova dhe Serbia e bëjnë për të kërkuar mundësi në Evropë jo për t’i ikur ndonjë spastrimi fiktiv etnik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se rregullorja e BQK-së…