Kurti nënshkruan në librin e ngushëllimeve për mbretëreshën Elizabetë
14 shtator 2022
| 13:08
Në librin e zisë, të hapur në Ambasadën e Britanisë së Madhe në Kosovë, kryeministri i Albin Kurti ka shprehur respektin dhe nderimin për lartmadhërinë e saj, mbretëreshën Elizabeta II.
Në emër të popullit të Kosovës dhe në emrin personal, kryeministri Kurti u ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes mbretërore dhe popullit të Mbretërisë së Bashkuar, për vdekjen e madhërisë së saj, mbretëreshës Elizabeta II.
“Mbretëresha Elizabeta II ishte një udhëheqëse shembullore, por e quante veten edhe shërbëtore të popullit. Trashëgimi e madhe dhe udhëzim i madh. U preftë në paqe”, ka shkruar kryeministri Kurti.