Kurti nënshkruan peticionin për zgjedhje të reja

04 qershor 2020 | 12:30

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka nënshkruar sot peticionin për zgjedhje të reja të iniciuar nga partia që drejton, Lëvizja Vetëvendosje.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar zgjedhjet janë qëllimi i tyre politik, duke i ftuar qytetarët që ta nënshkruajnë këtë peticion.

“Zgjedhjet janë qëllimi ynë politik sepse zgjedhjet janë parimi i shkelur demokratik. I ftoj të gjithë qytetarët që ta nënshkruajnë peticionin në sheshin e qytetit të tyre, nëse nuk e kanë bërë këtë deri më tani”, ka shkruar Kurti.

(M.K / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, duket se e dëshiron…