
Kurti nesër bashkëbisedon me përfaqësuesit e sindikatave
20 nëntor 2019
| 16:47
Lëvizja Vetëvendosje ka bërë me dije se nesër (e enjte) në orën 11:00 do të organizojë një bashkëbisedim në mes të kryetarit të kësaj lëvizje dhe kandidatit për kryeministër, Albin Kurtit dhe përfaqësuesve të sindikatave në Kosovë.
Ky bashkëbisedim do të mbahet në sallën e madhe të hotelit “Grand” dhe ka të bëjë me mbështetjen e fuqizimit sindikal në vendin tonë.
/Epoka e re/